Lahi Brahimaj, gjenerali i UÇK-së që kërkon votën tuaj për t’ju përfaqësuar në Kuvend VIDEO

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës njihet si partia e cila në vete ka ish-luftëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët i kanë shërbyer vendit në luftë e tani vazhdojnë t’i qëndrojnë afër në paqe.

I tillë është edhe kandidati për deputet nga kjo parti, Lahi Brahimaj.

Brahimaj vjen nga fshati Shqiponjë i njohur me emrin Jabllanicë, fshat ky i cili ka qenë shtyllë e luftës në Dukagjin.

Ai është një ndër themelues të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ka qenë anëtar i UÇK-së, ish-ushtar i TMK-së.

Brahimaj afër kullës së tij ka kompleksin memoarial të dëshmorëve, kompleks këtë që ai e quan  i “djemve të lirisë”. Këtu gjendet edhe nëna e tij e vrarë, e cila njihej si “nëna e UÇK-së”.

Përkundër, dhimbjeve ai ishte përballur edhe me drejtësinë ndërkombëtare në Hagë, por e kishte mposhtur edhe atë sfidë, duke dalë fitimtar dhe i pastër.

Brahimaj pas kësaj, vendosi t’i shërbejë vendit në politikë, duke u zgjedhur edhe deputet fillimisht në vitin 2014, ndërsa tani kandidon me numrin 22 për deputet në legjislaturë të re.

Lidhur me jetën dhe veprimtarin e Lahi Brahimaj, mund të njiheni edhe përmes kësaj video poshtë: