Gjeneralit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nga Dukagjini, Lahi Brahimaj në fillim të muajit shkurt të këtij viti i ishte dërguar ftesa nga Prokuroria e Dhomave të Specializuara pranë Gjykatës Speciale.

Ai kishte pranuar se ka marrë ftesë dhe se asaj do t’i përgjigjet pozitivisht.

Ballkani.info merr vesh se Brahimaj tashmë ka arritur në Hagë dhe se të hënën, më 8 prill, do të intervistohet nga Prokuroria e Dhomave të Specializuara.

Nuk dihet se në çfarë cilësie do të intervistohet Brahimaj, si i dyshuar apo di dëshimtar.

“E kom marrë ftesën, jemi në organizim të procedurave. Do të shkoj. Votën si deputetë e kam dhënë kundër kësaj gjykate, sepse një Kosovë, një UÇK, nuk e meriton këtë gjykatë. Vota ime është kundër, por shumica e Parlamentit të Kosovës kanë vendosur ndryshe, unë e respektoj votën e shumicës dhe do të shkoj. Nuk është e specifikume se në çfarë cilësie jam i ftuar nga Gjykata Speciale”, kishte thënë Brahimaj me pranimin e ftesës.

Ai pati thënë se do të dëshmojë pafajësinë e UÇK-së.

“Një që ta bëjë të qartë se si nuk i kam turpëru bashkëluftëtarët e mi edhe familjarët e mi që janë vrarë, kur kam qenë herën e parë, nuk kom me i turpru edhe kësaj radhe. Unë UÇK-në kom me bo krenare”, ka përfunduar Brahimaj.

Kujtojmë se ish-anëtari i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK së, Lahi Brahimaj ishte i akuzuar edhe më herët nga Tribunali i Hagës ku është shpallur i pafajshëm. /Ballkani.info/