Kandidati për deputet nga radhët e AAK-së, Lahi Brahimaj, tha se Gjakova u ngrit sonte në këmbë për të konfirmuar se Kosova Fituese është e vetmja rrugë përpara.

“Projekti ynë për një Kosovë të fortë, me ushtri të fuqishme dhe anëtarësim direkt në NATO, për zhvillim ekonomik dhe mirëqenie për çdo familje, për shtet të së drejtës dhe dinjitet ndërkombëtar, është tashmë vullnet i shumicës. Fitorja jonë është fitore e çdo qytetari që beson në një të ardhme më të mirë për vendin tonë”, ka shkruar gjenerali Brahimaj.

Lahi Brahimaj në listën zgjedhore kandidon me numër 90. /Ballkani.info/

Postimi i plotë: