Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) me numër 90, Lahi Brahimaj, ka shprehur mirënjohjen e tij për pritjen e ngrohtë dhe mbështetjen e qytetarëve të Rahovecit.

Përmes një postimi, Brahimaj ka theksuar se Rahoveci edhe kësaj radhe u rreshtua fuqishëm në krah të Aleancës, duke e cilësuar këtë përkrahje si dëshmi të besimit të ndërsjellë dhe lidhjes së fortë me qytetarët.

“Faleminderit për pritjen e ngrohtë, Rahovec! Krah, si gjithmonë!” ka shkruar Brahimaj, duke përsëritur thirrjen për mobilizim dhe mbështetje më 28 dhjetor për AAK-në me numër 129 dhe kandidaturën e tij me numër 90.

Ai ka shtuar se kjo përkrahje e qytetarëve është një motivim i madh për të vazhduar angazhimin politik në shërbim të zhvillimit, mirëqenies dhe të ardhmes më të mirë për Kosovën.