Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Lahi Brahimaj, kandidat për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ka zhvilluar një takim me disa të rinj, të cilët i ka vlerësuar lartë duke iu thënë se jeni ju ata që mund të siguroni të ardhmen e vendit tonë.
“Pjesëmarrja kaq e madhe e juaja është një motiv drejt fitores sonë.
Besoj thellësisht se ndryshimi fillon me ju. Ju jeni fuqia që mund ta sigurojë dhe ta zhvillojë vendin tone”, ka thënë ndër të tjera Brahimaj.
Postimi i plotë.
Kur jam mes të rinjëve, ndihem gjithmonë më i ri pranë jush. I tillë u ndjeva edhe sot.
Energjia juaj është ajo që më motivon dhe më jep shpresë për të ardhmen e Kosovës.
Pjesëmarrja kaq e madhe e juaja është një motiv drejt fitores sonë.
Besoj thellësisht se ndryshimi fillon me ju. Ju jeni fuqia që mund ta sigurojë dhe ta zhvillojë vendin tonë.
Unë dhe Aleanca do të jemi gjithmonë pranë jush, duke ju mbështetur dhe duke punuar për një të ardhme më të ndritur për të gjithë. Ju jeni shpresa dhe fuqia e së sotmes, ju jeni ndryshimi që vendi ynë ka nevojë!
Nuk guxojmë asesi që me politikat tonë të iu humbasim juve. Nuk guxojmë të lejojmë migrimin tuaj sepse ju do të jeni lokomotiva e zhvillimit të Kosovës.
Sinqerisht, Lahi Brahimaj.







