Lahi Brahimaj: Dita e Çlirimit shënon realizimin e ëndrrës stërgjyshore

Gjenerali i UÇK-së, Lahi Brahimaj, me rastin e Ditës së Çlirimit të Kosovës, tha se kjo ditë nuk mund të arrihej pa betejat e përgjakshme të trimave të UÇK-së dhe miqve ndërkombëtar.

Brahimaj në rrjetin social facebook ka ndarë disa kujtime përmes fotografive gjatë rrugës për liri.

Ky është shkrimi i plotë:

Dita e Çlirimit shënon realizimin e ëndrrës stërgjyshore. Kjo ditë nuk mund të arrihej përpos me betejat e përgjakshme të trimave të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe ndihmës nga ajri të aleatëve ndërkombëtarë. Përgjithmonë falënderues e të përulur para sakrificës së të rënëve për liri. Kosovë, Urime Dita e Çlirimit!