Kandidati për deputet nga radhët e AAK-së, Lahi Brahimaj është pritur në mënyrë madhështore nga banorët e Lugut të Baranit.
Ai bashkë më kandidatin për president, Ramush Haradinaj dhe kandidatët tjerë për deputetë, ka qëndruar në Nepole.
Brahimaj në garën e 14 shkurtit garon me numrin 22.
Postimi i plotë:
Ishte ndjenjë e veçantë që bashkë me presidentin e ardhshëm Ramush Haradinaj dhe kandidatët e tjerë për deputetë të vizitojmë fshatrat e Lugut të Baranit. Në Nepole takuam burrat e këtyre fshatrave që përveç dijës njihen për bese e pushkë. Të vizitojmë këto anë e mos ta kujtojmë heroin tonë kombëtar Adrian Krasniqin është e pamundur. Ne bashkëluftetarët ndryshe e quajmë Lugu Baranit i Adrian Krasniqit.
Kurdo që Kosovës i duhen krah i ka të gatshëm burrat e kesaj ane, sot kur po kalon nëpër një fazë të vështirë politike janë bashkë e si gjithmonë të vendosur të ndihmojnë, duke u rreshtuar përkrah personit që ja besuan djemtë më të mirë e jetët e tyre, komandantit Ramush Haradinaj.
Faleminderit Baran, dalshim faqebardhë!







