Gjenerali i UÇK-së, Lahi Brahimaj, ka reaguar pas aktakuzës së ngritur nga Gjykata Speciale ndaj PresidentitHashim Thaçi dhe të parit të PDK-së Kadri Veselit. Ai tha se kjo aktakuzë nuk është vetëm ndaj dy komandatëve por është edhe ndaj ndjenjes për liri dhe pavarësi.

Shkrimi i plotë:

“Aktakuza ndaj Thaçit dhe ndaj Veselit nuk është veç aktakuzë ndaj dy Komandantëve të UÇK-së. Kjo aktakuzë është kundër UÇK-së, popullit të Kosovës dhe ndjenjës për liri dhe pavarsi të popullit të saj. Unë besoj fuqishëm në pafajësinë e krerëve të UÇK-së dhe edhe më shumë në sakrificën e njerëzve tanë për liri e pavarësi”.