Kandidati për deputet në listën e AAK-së, Lahi Brahimaj, ka marrë mbështetje të madhe sonte në pesë fshatra.
“Sonte, në një mbrëmje të ngrohtë vëllazërore, u takuam me bashkëluftëtarët dhe aktivistët e AAK-së nga Cermjani, Kodralia, Rashkoci, Meqa e Rakovina. Biseduam për sfidat e sotme, por edhe kujtimet e pathyeshme që na lidhin që nga ditët e luftës”, ka shkruar Brahimaj.
Sipas tij, këto takime u kujtojnë se forca e tyre qëndron në unitetin tonë.
“Bashkë luftuam për liri, bashkë do të punojmë për një të ardhme më të mirë për fëmijët tanë. Bashkë për Kosovën Fituese! Kosova Fituese 1️⃣3️⃣7️⃣ Ramush Haradinaj 1️⃣ Lahi Brahimaj 9️⃣0️⃣ “.







