Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” njofton konsumatorët e lagjes “Drardania” në Prishtinë se, duke filluar nga dita e sotme e deri ditën e shtunë, do të kenë ndërprerje të furnizimit me ujë të pijshëm çdo ditë nga ora 09.00 deri në orën 17.00 ( gjithsej 4 ditë).
Sipas njoftimit, arsyeja e ndërprerjes së sistemit të furnizimit me ujë të pijshëm është ndërrimi i gypit të ujit me diametër DN= 80 mm me një gjatësi prej 130 metra në rrugën,, Robert Dol,, në Prishtinë.
Gypi aktual i ujësjellësit është i vjetër mbi 50 vjet dhe po zëvendësohet me gyp të ri.
“Investimet në infrastrukturën e rrjetit të ujësjellësit dhe kanalizimit po bëhen vazhdimisht, për një jetë më të lehtë për qytetarin”, thuhet në njoftim.







