Përveç IKSHPK-së, aktualisht testime për COVID-19 me metodën RT PCR mund të bëjë vetëm laboratori i vajzës së biznesmenit Blerim Devolli, “Medical & Laboratory Service”.
Ky laborator kishte krijuar faqen në Facebook në fillim të muajit gusht, pikërisht në ditën kur MSH e licensoi për të kryer teste, më 10 gusht.
Siç raportohet ky laborator ka qenë i mbyllur për disa muaj dhe u rihap pikërisht në kohën kur MSH nisi procesin e licensimit të laboratorëve privatë për të kryer teste për koronavirus,
Ditë më parë një qytetar ka paguar 200 euro për ta kryer një test për COVID-19 me metodën PCR në këtë laboratorë.
Këtë çmim MSH e arsyetoi duke thënë se testi që është realizuar në laboratorin e vajzës së biznesmenit Blerim Devolli është një lloj tjetër më i shtrenjtë dhe varet prej qytetarëve nëse duan ta bëjnë apo jo.
Ndërkaq në sqarimimin e laboratorit thuhet se publikimi i faturës me çmimin prej 200 eurosh për një test të metodës PCR “nuk është shqetësues aspak”.









