Labit i bëjnë surprizë për ditëlindje, ai sonte po kurorëzohet

Sot po e feston ditëlindjen e 40-të.

E për këtë ditë me rëndësi për të, moderatori Labinot Gashi është befasuar me një festë ku të pranishëm janë bashkëpunëtorët e tij ndërvite dhe shumë fytyra të njohura publike, shkruan Ballkani.info.

Në këtë festë, ai po ashtu, në përvjetorin e parë të martesës është kurorëzuar me bashkëshortën e tij Qëndresën.

Të paktën kështu ka lënë të kuptoj një postim i këngëtares Shkurte Gashi e cila në Instastory ka hedhur disa video e foto nga festa, ku shihet Labi duke lexuar deklaratën e betimit në kurorëzim dhe duke bërë kështu që të shihet edhe si po duken disa nga fytyrat publike që janë pjesë e festës.

Në anën tjetër, edhe Big Mama ka publikuar disa video kur Labi dhe Qëndresa hyn brenda dhe nga pamja vërehet se sa është fryrë ajo pasi po pret të sjell në jetë vajzën e tyre, fëmijën e parë./Ballkani.info/