Labinot Tahirit i anulon të gjitha koncertet në diasporë

Labinot Tahiri nuk do të këndojë e as udhëtojë në Evropë si shenjë solidarizimi deri në liberalizimin e vizave.

Këngëtari dhe njëherësh deputeti i Kuvendit të Kosovës, Labinot Tahiri ka thënë se nuk do të udhëtojë në Evropë dhe se do t’i anulojë të gjitha koncertet duke filluar nga 1 janari deri në marrjen e ndonjë vendimi për liberalizimin e vizave.

Ishte menaxheri i tij ai i cili e ka konfirmuar se tashmë Labi i ka anuluar koncertet të cilat është paraparë t’i mbajë në janar.

Këtë e bëri nëpërmjet një postimi të fundit në Instagram.