Labinot Tahiri takohet me Haradinajn, e falenderon për angazhimin

Kryeministri Haradinaj përmes një statusi në rrjetin social Facebook, ka bërë të ditur se është takuar me deputetin e Kuvendit të Kosovës, Labinot Tahirin.

“Deputeti Tahiri shprehu falenderimin e tij ndaj Qeverisë së Kosovës për fillimin e punimeve në rrugën për fshatin Tërn në Ferizaj dhe po ashtu diskutuam edhe për statusin e kompenzimit të fermerëve të Komunës së Ferizajt për dëmet që u shkaktuan nga breshëri”, ka shkruar Haradinaj, përcjell Ballkani.info.

Në fund, kryeministri e ka falenderuar Tahirin për angazhimin e tij që t’i adresojë problemet e qytetarëve të kësaj komune, në mënyrë që Qeveria e Kosovës të jetë sa më afër shqetësimeve të tyre për t’i dhënë zgjidhje. /Ballkani.info