Labinot Tahiri publikon vendimin se i ka hedhur 5 mijë euro në konto të shtetit

Ish-deputeti Labinot Tahiri, ka bërë të ditur se ka hedhur pesë mijë euro në xhirollogarinë e shtetit, pas thirrjes së kryeministrit në detyrë, Albin Kurti për ndihmë nga diaspora.

Shkrimi i plotë:

Mirëmengjesi nga unë!

Të dashur qytetarë dhe bashatdhetarë!

Ne i deponuam sot në fondin për menagjimin e covid19, 5000€ fond për pêrkujdesjen tuaj të shendetit, i propozuar nga Kryministri Albin Kurti, për shtetin!

Me qenëse Fondacioni “Labinot Tahiri” mbushet pikërisht nga dora e shqiptarëve si në vend dhe në Diasporë, 80% nga dora e gurbetqarëve, unë iu përgjigja Qeverisë dhe Shtetit si Diasporë.

Kur ne iu kemi përgjigjur Qeverisë së Shtetit Shqiptarë dhe Zotit Rama kur kërkonte para për Termin, dhe ne dërguam miliona! Përse mos ti dergoj( dërgojmë) paratë edhe për KOSOVËN?

Mos me e zgjat ma shumë me arsyetime!

Me respekt dhe dashuri pêr vendin, Labinot Tahiri Ferizaj Kosovë e Shqipêrisë.

Vazhdojmë…../???