Labinot Tahiri pritet t’i bashkohet partisë së Ramush Haradinajt

Deputeti tashmë i pavarur i Kuvendit të Kosovës, Labinot Tahiri, së shpejti do t’i bashkohet listë zgjedhore të AAK-së dhe PSD-së.

Burime të Ballkani.info bëjnë të ditur se tashmë Labi e ka ndarë mendjen, mirëpo është duke pritur edhe pak.

“Labi do t’i bashkohet listës zgjedhore të AAK-së dhe PSD-së. Këtë do ta bëjë të ditur së shpejti. Megjithatë kjo shtyrje e vogël ka të bëjë me faktin se Tahiri dëshiron që në listë ta fus edhe ministrin e Punëve të Brendshme në detyrë dhe mikun e tij, Ekrem Mustafa”, kanë thënë burime te Ballkani.info.

Lidhur me këtë, Labi terthorazi e ka pranuar se do të shkojë me Haradinajn.

“Nuk e di a do jem në këtë mandat me të, tuj u mundua jam! Sikur edhe në opozitë të jem, nuk më bëhet vonë, sepse unë dua vetëm t’i shërbej njerëzëve derisa të me vijnë ditët e mia që mund të jap më shumë në aspektin e politikës! Këto ditë, në njërën nga dy subjekte që unë mund të shpreh punën dhe vullnetin tim në shërbim te vendit, do të aderojë në këto pak dite sa na kanë mbetur!”, ka thënë Labi.

Ai ka shprehur mirënjohje për liderin e AAK-së, Ramush Haradinaj.

“Thjeshtë ishte një shkrim miërnjohës për bashkëpunimin, vllazërorë, shpirtrorë, e për shtetin që patëm me Kryeministrin Ramush Haradinaj!”, ka thënë Labi. /Ballkani.info/

loading…