Labinot Tahiri: Pres ftesë nga Baton Haxhiu

Deputeti Labinot Tahiri mbrëmë shpërtheu më disa akuza ndaj gazetarit Baton Haxhiu, i cili në emisionin e tij, ku të ftuar kishte presidentin e AKR-së Behgjet Pacolli, Tahirin e quajti politikan të lazdruar. Sot Tahiri thotë se pret ftesë nga Haxhiu për të marrë pjesë në emisionin e tij.

Menjëherë pas këtyre fjalëve të Haxhiut, Tahiri hyri drejtpërdrejt në faqen e tij në Facebook, ku Haxhiut iu drejtuat me fjalët “nuk të pshurri në televizion”.

Periskopi sot ka kontaktuar me deputetin Tahiri. E ka pyetur se a qëndron prapa atyre deklaratave, që mund të kenë qenë të ngutshme si pasojë e një nervoze momemtale.

Por, jo. Tahiri thotë se e mban ende atë mendim.

“Po normalisht, qëndroj prapa atyre deklaratave. Nuk ka të drejtë me m’qujt të tillë pa më njoftë”, tha Tahiri nëpërmjet telefonit.

Unë nuk e njollosi askënd, prandaj as nuk ia lejoj dikujt të më njollosë, tha deputeti i AKR-së.

Përkundër të gjithave, Tahiri tha se pret një ftesë nga Haxhiu në emisionin e tij, ku do të sqarohej edhe më shumë për zënkën me të.

“Po unë pres prej atij që të më thërrasë, e thashë edhe dje në deklarimin tim në Facebook”, tha Tahiri.