Labinot Tahiri për Albin Kurtin: Kur kishte nevojë për Behgjet Pacollin, i shkonte në hotel

Ish-deputeti Labinot Tahiri, ka mbrojtur kryetarin e AKR-së, Behgjet Pacolli, rreth kërkimeve të u.d. të ministrit në MPB, Xhelal Sveçla për arrestimin e tij.

Në një shkrim në Facebook, Labinot Tahiri ka kërkuar nga Sveçla të burgos kriminelë e jo Pacollin.

Tahiri thotë se në vitin 2017, kur i është dashur ta formojë qeverinë, Albin Kurti i shkonte Pacollit në hotelin superluksoz në Prishtinë.

Ndërsa për Pacollit i përmend veprat e tij humanitare.

Shkrimi i plotë

BEHGJET PACOLLI njeri i shejtë!

Njeriu që mbajti qe 15 vite mijera studentë, ku janë ata qê nuk e mbrojnë sot?
Hipokrizi!
Behgjet Pacolli qē ndertoj qindra shtëpi, ku janë ata që sot nuk e mbrojnë!

Hipokrizi!

Behgjet Pacolli, njeriu që nxorri nga Lufeterat në Libi një vajze me emrin Habibe dhe një Pilot qē ia kam harruar emrin e në ato ditë u krenonte prej /Sfeçles e të gjithë! Sot hipokrizi!

Behegjet Pacolli i dha 1 milion euro për termet në shqipëri ku janë ata njerëz a?
Prapp Hipokrizi!

Kur i konvenonte Albin Kurtit që të bëhej Qeveria në vitin 2017 i shkonte në Hotel Swis, e sot thot ta arrestojmë derisa JABLLANOVIÇIT i cili na i shau nanat tona i dhanë leje, e Behgjeti na i sheronte me miliona euro nënat e femijet tanë për me ju dal në ndihmë, tani paskan mbetur për leje me i dhanë apo mos me i dhanë, prap kjo quhet Hipokrizi!

Gjelal Sveçla, i nderum!
Ju kujtohet mirë kur ua kam dhënë votën për një person me e shkarkua që duhet të ipej se ashtu ishte realiteti, e dhash në bazë të korrektesisë sa ishim në Komision të ppunëve të brendshme!

Gjelal Sveçla, jam shqiptari i parë ku me para tê popullit e përkraha Albin Kurtin për fonde se e çmova tej mase aksionin e Kryeminstrit, morra dhe sharje por unë veproj drejt, e ti e ke bere tani emrin e Pacollit vetem lakim pershkak të Politikës.

Plot kriminelë e hajna ka në këtë vend, ka dhe qena, duhet me i arrestu që i shesin rinisē drogën si me shti tamel në fllanik dhe e dini ku jan, por nuk i arrestoni!

Gjelal Sveçla , nëse e arrestoni Behgjet Pacollin, mbas deklarimit të Shkelzen Gashit ndaj UÇK-së ky do ishte një veprim muti dhe ma i madhe që do ta nderrmerni.

Mund të më arrestosh edhe mua edhe Pacollin , po asnjeri KRIMINEL NUK JEMI!

Prandaj lere rehat njeriun qe ka investua qindra miliona në atdheun e tij dhe tonin se kësi burra na duhen.
Unë e mbaj karantinën për te dhe sme intereson a vjen a jo për me ba Qeveri pikë.

Burgos vetem KRIMINELA!

Të dashur vllezer w motra, ky shkrim nuk ka të bëjë me garën politike dhe as me politikë, por vetem me drejtesi, se shkive ju jepet leje e Behgjetit jo!

Labinot Tahiri Ferizaj Kosovë e Shqipêrise.