Labinot Tahiri grumbullon 80 mijë euro për shërimin e Edita Gjikollit

Edita Gjikolli nga Peja, nënë e tre fëmijëve e cila vuan nga Leukemia Acute po vazhdon të trajtohet në Turqi.

Për shërimin e saj familjarët kanë bërë të ditur se nevojiten 150 mijë euro. E deri më tani janë mbledhur 80 mijë e 587 euro, nga deputeti dhe këngëtari Labinot Tahiri.

Në një lidhje direket për emisionin “Zyra e Ankesave” në RTV Dukagjini, Labi ka treguar se qytetarët po vazhdojnë të kontribuojnë në këtë rast.

“Nuk po ndalen fare, kjo është ndjenjë e mirë edhe pse shteti duhet ti trajtojë këto raste. Por pavarësisht kësaj paratë po mblidhen”, ka thënë Tahiri.

Ai ka shtuar se deri më sot ndoshta shuma e mbledhur ka arritur në 90 mijë euro.

“E kam të drejtën të tuboj para sepse tash e kam edhe fondacionin. Unë ju bëjë apel shqiptarëve që të ndihmojnë Edita Gjikollin, nënën e tre fëmijëve nga Peja. Deri më sot ndoshta janë mbledh 90 mijë euro por do të vazhdojmë , ajo për momentin gjendet në Turqi për shërim”, ka treguar Labinot Tahiri.

Ndryshe Labi edhe përmes një postimi në Facebook kishte bërë të ditur për shumën e grumbulluar të parave për ta ndihmuar Edita Gjikollin.

“RASTI EDITA GJIKOLLIT!

Unë jam krenar që kam gjak shqiptari. Jam i lumtur se sa shpejtë duan shqiptarët të dhurojnë para për ta shpëtuar këtë nanë! 80.600 E euro janë tubuar deri mē sot, dhe vazhdojmë me mundësitë tona, ta mbledhim shumën e kërkuar nga familja në total 150.000 euro. ZOTI JU BEKOFTË”, ka shkruar Labi në Facebook.

Të gjithë ata që duan ta ndihmojnë Edita Gjikollin mund të dërgojnë sms në Vala në numrin 55344.

Editën po ashtu mund ta ndihmoni edhe përmes xhirollogarisë në bankën TEB.

Numri i xhirollogarisë në TEB bank: 2015000019511584-Veton Gjikolli, Kodi i Swiftit: TEBKXKPR.

Numri i telefonit në viber: +38349138108.