Labi vazhdon punën humanitare në këtë kohë pandemie

Labinot Tahiri po vazhdon të ndihmojë vendet me nevojë.

Humanisti Labinot Tahiri po vazhdon të ndihmojë qytetarët, ai së fundmi ka ndërguar ndihma edhe në Kaçanik.

Këngëtari përmes një fotografie të publikuar në Instagram ku shihet pranë një infermiere thotë se ky vend kishte nevojë për maska dhe ai i siguroi një numër për ta.

Kujtojmë, se së bashku me artistë dhe figura tjera të njohura për publikun Labi ka nisur një iniciativë për të ndihmuar edhe familjet me asistence sociale.

https://www.instagram.com/p/B-SBEm5BYlF/?utm_source=ig_embed