Labi tregon se me cilën parti do të garojë në zgjedhje

Ish-deputeti Labinot Tahiri ka thënë se planifikon që të garojë në zgjedhjet e ardhshme për t’u bërë deputet në Kuvendin e Kosovës.

Ai ka thënë se synon t’i bashkohet Lëvizjes Vetëvendosje ose Lidhjes Demokratike të Kosovës.

“Kur jam zgjedhur deputet kam qenë në listën e LDK-së me AKR-në dhe në këto ditë jam normalisht në bisedime për të qenë sërish në listë. Realisht dëshiroj të inkuadrohem aty ku idetë e mia mund të implementohen”.

“Në VV është 70% e rinisë duke u anëtarësuar aty dhe mendoj se gjithçka shkon me të ri. Ose në VV ose LDK – këto janë dy parti që mund të inkuadrohem. Kam pasur oferta dhe besoj që këto ditë mund të vendoset”.

“Qytetarët gjithsesi duan që unë të jem në VV; mirëpo mbetet të shihet në ditët në vijim. Me Rexhep Selimin kam pasur kontakt, por ai tani gjendet në Hagë”.

“Në LDK realisht kam miq më shumë që janë deputetë – kemi kontakte të vazhdueshme. Mendoj se politikat janë të ndryshme nëpër parti, por nuk jam një person që mund të kufizohem”.

“Mendoj se më takon të jem në atë parti sepse kam qenë në atë subjekt që më ka bërë deputet. Por, në atë kohë Behgjet Pacolli i AKR-së i patë ndarë rrugët me Isa Mustafën e LDK-së”.