Labi tregon se Fjolla Morina dhe Fisnik Syla dhuruan 2000 euro për blerjen e tre aparaturave me oksigjen

Këngëtari i njohur nga Ferizaj, Labinot Tahiri, prej disa ditësh ka ndërmarrë një iniciativë, duke dhuruar aparatura për prodhimin e oksigjenit në spitalet e Kosovës.

Duke qenë se ishte më i përfshirë gjatë kësaj kohe, ai së fundmi njoftoi se një veprim human e ka bërë edhe artistja Fjolla Morina së bashku me partnerin e saj, biznesmenin nga Gjilani, Fisnik Syla.

Përmes një postimi të ndarë në InstaStory, Labi tregon se Fjolla dhe Fisniku kane dhuruar 2000 euro për blerjen e tre aparaturave për oksigjen.

Labinot Tahiri (Foto: Instagram)

Labi falënderon çiftin dhe thotë se njerëzit po vazhdojnë të dhurojnë donacione, për t’u dalë në ndihmë qytetarëve që janë të prekur me coronavirus.

“Kolegia ime Fjolla Morina dhe shoku im Fisnik Syla, sot kanë dhuruar 2000 euro për blerjen e tre aparaturave për oksigjen”

“Njerëzit po vazhdojnë të dhurojnë donacione për shëndetin e qytetarëve. Zoti ju shpërbleftë”, ka shkruar ai.

Labinot Tahiri (Foto: Instagram)