Labi thyen sërish premtimin: Rregullohet për fushatë, heq flokët dhe mjekrën

Ish deputeti Labinot Tahiri kishte premtuar se do t’i pres flokët dhe mjekrën deri në liberalizim të vizave.

Madje ai kishte dorëzuar pasaportën e Kosovës në shenjë solidarizimi gjithë qytetarët që kanë mbetur të “izoluar” tash e sa vite përkundër premtimeve për liberalizim vizash.

Mirëpo këtë premtim dhënë qytetarëve, Labi e ka thyer tash e disa herë.

Për nder të kalimit të tij në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, Labi ka vendosur që të shkurtojë flokët dhe të rregullojë mjekrën. Kjo dëshmohet në fotot e publikuara nga kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ku njofton për aderimin e tij.

Shikoni fotot:

loading…