Labi thotë se kishte mundësinë të shkonte në çfarëdo vendi luksoz për pushime, por zgjodhi Shqipërinë

Këngëtari i njohur shqiptar, Labinot Tahiri, së fundmi u nderua me mirënjohje nga Komuna e Hanit të Elezit.

Ai ndërkohë po tregohet mjaft aktiv në rrjetet sociale, duke ndarë me ndjekësit fotografi dhe video nga jeta e tij e përditshme.

Së fundmi, Labi publikoi për ndjekësit në InstaStory një fotografi nga plazhi, duke treguar arsyen se pse ka zgjedhur bregdetin shqiptar për pushime.

Këngëtari dhe ish-deputeti shkruan se përkundër faktit që kishte mundësinë t’i realizonte pushimet në një vend më luksoz, zgjodhi Shqipërinë për shkak të patriotizmit.