Labi: T’fala Parisit, t’fala Mogherinit, jemi ushtarë të Ramush Haradinit (VIDEO)

Ish-deputeti i AKR-së, tani kandidat për deputet nga koalicioni AAK- PSD, Labinot Tahiri, këngëtari i njohur ia ka thënë këngës në ceremoninë e hapjes zyrtare të fushatës së koalicionit AAK-PSD.

Ai para qytetarëve të Ferizajt tha fjalë miradie për Ramush Haradinajn, kandidatin për kryeministër nga ky koalicion.

“Ramush Haradinaj jo vetëm në luftë, por edhe në paqe po e ruan sigurinë e vendit tonë”, tha Tahiri.
Duke shtuar se të gjithë janë krenar që një gjeneral si Haradinaj është gjallë, dhe krenar se ai do të jetë ushtari i Haradinajt në liri, pasi nuk ishte në luftë.

Këtë fjalim ai e përfundoi me një këngë kushtuar Haradinajt.

\

loading…