Labi përgëzon Pacollin për përkrahjen që po ia jep Albin Kurtit

Ish-deputeti, Labinot Tahiri  ka komentuar zhvillimet e fundit në Kuvendin e Kosovës.

Përmes një postimi në Facebook, Tahiri ka përgëzuar ish-shefin e tij në AKR, Behgjet Pacollin për përkrahjen që do t’ja jap Albin Kurtit në votimin për kryeministër.

Labi tha se Kurtit duhet t’i jepet mundësia që të qeverisë.

“Pse sot mos ta votoni një njeri që sakrifikoj vetën për 25 vjet me radhë për qytetarët dhe shqiptarët e vendit tonë e që është Shqiptarë me emrin Albin Kurti”, ka shkruar ndër tjerash Labinot Tahiri. /Ballkani.info/