Labi për 28 nëntor, iu çon të fala çlirimtarëve në Hagë

Këngëtari i mirënjohur, Labinot Tahiri iu ka çuar të fala ish krerëve të UÇK-së që po mbahen në Hagë.

Labi ka shkruar në Facebook se këta trima çlirimtarët shqiptar, na mundësuan sot që të udhëtojmë e të festojmë edhe në Shqipëri, festën e flamurit Kombëtar, sepse para vitit 1999, vetëm televizionin shqiptar e kemi parë duke u munduar me e rregulluar antenën kah valët e Shqipërisë.

Postimi i Labit pa ndërhyrje:

TË FALA NGA NE PËR  ÇLIRIMTARËT  TANË ATJE NË HAGË!

Nëse sot disa nga  delegacionet serbe kërkojnë që të viejnë të lirë në Kosovë, e ku plot nga t’a kanë bërë krime në Kosovë, padrejtesia nuk duket ndryshe…!

Në anën tjetër , dikush nga ne, mundohet ti harrojë këta trima ( çlirimtarêt shqiptar) të cilët n’a  e mundesuan sot që ne të udhetojmë e të festojmë edhe në Shqipëri , festën e flamurit kombetar, se para vitit 1999, vetëm televizionin shqiptar e kemi parë duke u munduar me e rregullua antenën kah valët e shqipërisë.

Fakt i gjallë.

Sot, n’a takon neve si qytetarë që të u’a urojmē këtyre çlirimtarëve dhe familjeve të tyre Festën e Flamurit Kombëtar.🙏🏻pa i harruar asnjeherë.

Me respekt, Labinot Tahiri Kosovë e Shqipërisë. ❤️