Labi i drejtohet kryeministrit, e quan eksperiment ndërtimin e Spitalit për COVID-19

Labinot Tahiri, që në protestën e tij kundër masave qeveritare për pandeminë tha se “s’ka virus”, kritikon Qeverinë për planet e ndërtimin të një spitali ku do të trajtoheshin të infektuarit me Covid 19. Thotë se Kosova s’ka spitale ku trajtohen pacientët me kancer, ndërsa “eksperimentet” nuk ndalën.

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, këngëtari Labinot Tahiri, nuk është i kënaqur me planet për t’u ndërtuar një spital për të prekurit nga koronavirusi, që u shfaq vetëm që disa muaj.

Tahiri thotë se për 20 vjet kosovarët e prekur nga kanceri nuk mund të shërohen brenda vendit, e për këtë, sipas tij, nuk ka menduar asnjëherë asnjë Qeveri.

Shkrimi i plotë:

Kryeministër shêrim të shpejtë!

E di bre Kryeministër se ti dhe vartesit e tu e doni popullatën shumë, sa që tani jeni ka doni me ndertua një spital për Covid 19, ndërsa ata që vdesin pa trajtim të kancerit në vendin tonë dhe ku paratë i dergojnë nëpër Turqi, Franc, e Itali ska lidhje pêr ju apo jo?

20 vite pas luftës, qytetari nuk mund të sherohet nga kanceri në vendin e tij se nuk is keni bërë spitalin adekuat , ku as një qeveri me afat të gjatë në pushtet nuk është marrë me këtë punë, e ju për pak muaj doni të ndertoni një spital për këtë Virus!!!

Vërtet jeni heronjë!

Ani faleminderit, ishalla më kurrë semundje tjetêr nuk ka ky popull se krejt experimentet janë bërë mbi ne.

Shikoni se çfarë distance keni bêrë me ekipën tuaj, ndësa për këto distanca denohet qytetari edhe më i lodhur në vendin tonë nga 500€ , po ashtu edhe mbi 50.000 mijë persona mbetën pa punë, madje as pjesën tjetër që ju takon nuk e keni kryer akoma!

Behet mirë Zoti kryeministër, se sa kemi popull që flen edhe pasi Alarmi i bie me u zgjua dhe nuk reagojnë atëherë mund të vazhdoni si të doni!

Më falni të dashur qytetarë se e di që e teproj apo, ama sytë janë pêr me pa.

Labi-FKSH