Labi i bën llapjanët me autoambulancë, e vozitë vet deri në Podujevë

Labi ka treguar se cili është donacioni i tij i radhës.

Këngëtari Labinot Tahiri me anë të një videoje në llogarinë e tij në Facebook, ka dhënë lajmin e mirë për llapjanët.

Ai bëri të ditur se e ka siguruar autoambulancën për komunën e Podujevës, ndërsa do e dhurojë të mërkurën.

“Mirëdita të gjithêve!

Qytet dhe kryetar i nderuar z Shpëtim Bulliqi, tanimë AUTOAMBULANTËN e keni të siguruar!
Të mërkuren e keni aty si Donacion i të gjithë shqiptarëve të cilêt kanë besimin tek ne.
Me këtë dhuratë dua që Viti i Ri 2021 të ju gjejë me shumë punë dhe suksese për Podujeven dhe të gjithë Kosovën!
Me nderime, Labi Kosovë e Shqipërisë”, shkruan Labi.