Labi bën mrekullinë, i mbledh 200.000 € për Ardit Gashin VIDEO

Labinot Tahirin-Labin dikur e njihnim vetëm si një ndër këngëtarët mw të mirë të estradës sonë, mirëpo vitet e fundit ai u angazhua edhe në politikë duke u munduar të japë kontributin e tij si deputet i Republikës së Kosovës.

Përveç muzikës dhe politikës, Labinot Tahirin të gjithë e njohim si një humanist i madh që ndihmon të gjithë nevojtarët. Ka pasur shumë raste më herët që Labi ka ndihmuar për grumbullimin e parave për të shëruar të sëmurët që familjet e tyre nuk kishin mundësi të paguanin ato shuma, shkruan Ballkani.info.

Rasti i fundit është cilësuar si mrekulli, sepse në një kohë rekord, pra vetëm për tri ditë, Labi ka arritur të grumbullojw mbi 200 mijë euro për shërimin e Ardit Gashit.

Ai në një video të publikuar në youtube falenderon të gjithë që kontribuan për arritjen e kësaj shume dhe na porositë të gjithëve që të mos ndalemi duke ndihmuar nevojtarët. /Ballkani.info/

Më poshtë mund të ndiqni videon: