“La Perla” e Faruk Nezirit, në mesin e 100 restoraneve më të mira në botë

Me nominimin e komunitetit global të liderëve të restoraneve italiane dhe anëtarëve të ITCHEFS-CVCI, njëri nga themeluesit e pare të lëvizjes “Shije Shqiptare”,Faruk Neziri, tashmë është pjesë e top 100-shes më të mirë botërore të restoraneve italiane, me vlerësimin dhe përzgjedhjen e MELIUS- forumi i global i restoraneve më të mira Italiane nëpër botë.

“La Perla”, në Graz të Austrisë, është restorani të cilin Neziri e krijoi dhe ushtron veprimtarinë e tij që nga viti 2016.

Në karrierën e tij prej masterchef-i, Neziri njihet edhe si fitues i cmimeve të tjera në artin e kulinarisë. Kështu, në vitin 2012 në Cortemilia, fitoi çmimin kombëtar “Best antipasto di pesce alle nocciole” (Antipastë me peshkt dhe lajthi). Pastaj, në vitin 2013 ai u nderua me Çmimin Ndërkombëtar “Talenti Italian në Botë”, me c`rast, Presidenti i Republikës Italiane z.Giorgio Napolitano, i jep atij edhe shtetësinë italiane.

Neziri, njihet edhe me botimin e librit të tij “La cucina e l’arte. Gli ingredienti dello Chef” (Kuzhina dhe arti. Përbërësit e kuzhinierit).

Faruk Neziri, vazhdimisht kontribuon në promovimin dhe përhapjen e kulturës tradicionale shqiptare të gatimit. Këtë e dëshmon edhe angazhimi i tij në lëvizjen “Shije Shqiptare”.

Shije Shqiptare, është lëvizje e themeluar nga tre chefa shqiptarë kuzhine, të cilët veprojnë nëpër vende të ndryshme, dhe qëllim kanë promvimin e kuzhinës tradicionale shqiptare, duke organizuar darka dhe aktivitete tjera promovuese në mbarë trevat shqiptare, Evropë e Amerikë.

Shije Shqiptare, në fund të muajit Tetor, do të lëvizë në Maqedoni, për të realizuar eventin e radhës, në të cilën mbrëmje, pjesëmarrës do të jetë edhe Faruk Neziri dhe grupi i chefa-ve të cilët do të përkujdesen për menutë, ndërsa eventi do të organizohet nga Dynamic L.L.C..