Kylie Jenner ka kujtuar periudhën e shtatzënisë.
Kylie Jenner ka ndarë me ndjekësit një fotografi të re në Instagram, kësaj radhe nga koha kur ishte shtatzënë.
Në foto, ajo kishte veshur një këmishë të shkurtër, në të cilën tregoi barkun e fryrë.
“Kthim në kohë. Shtatzënë me vajzën time. Nuk mund ta besoj që vajza ime do të jetë dyvjeçare së shpejti”, ka shkruar ajo.
Stormi është fëmija i vetëm i Kylie Jenner që e ka nga lidhja me Travis Scott.








