Kylie Jenner e kalon themeluesin e Facebook, Mark Zuckerberg për dy vjet.
Linja e produkteve të grimit ka mundësuar që Kylie Jenner të bëhet vetë miliarderja më e re në botë.
Në moshën vetëm 21-vjeçare, më e vogla e familjes së famshme Kardashian-Jenner, ka arritur të bëhet edhe ndërmarrësja më e suksesshme e familjes.
Jenner, e cila u rrit para kamerave në shoun e familjes së saj ‘Keeping up with the Kardashians’, sot, e martë, është bërë pjesë e klubit të të pasurve me ‘nëntë zero’ në Forbes.
Revista e biznesit e ka rankuar Kylien si personi i 2,057 më i pasur në botë, ndërsa ajo është bërë miliardere dy vjet më e re se Mark Zuckerberg i Facebook.
“Nuk kam pritur asgjë. Nuk e kam parashikuar të ardhmen’, ka thën Jenner në intervistën për Forbes.
Pasuria e Kylie Jenner vjen nga ‘Kylie Cosmetics’, kompania e produkteve të grimit të cilën ajo e udhëheq shumicën nga iPhone i saj, me ndihmën e nënës së saj Kris.
Forbes ka vlerësuar se kompania e kozmetikës, e cila është 100% pronë e Kylie-t, ka fituar 274 dollarë vetëm nga shitjet gjatë vitit të kaluar.
Gati të gjitha shitjet e ‘Kylie Cosmetics’ vijnë nga llogaritë të rrjetet sociale të Jenner. Ajo ka 128 milionë ndjekës në Instagram, ka një nga llogaritë më të shikuara në Snapchat dhe ndiqet nga 26.7 milionë njerëz në Twitter.
Një nga produktet e saj të para, ‘lip kit’ që kanë kushtuar 29 dollarë copa, janë shitur të gjitha brenda një minute, përcjell Gazeta Express.
Biznesi, i cili u themeluar në vitin 2015, numëron një staf prej vetëm 7 punëtorëve me orar të plotë dhe 5 të tjerë me gjysmë orari. Kylie sjell idetë për koleksionet e reja, ndërsa produktet prodhohen në kompaninë ‘Seed Beaty’.
Jenner madje as nuk i shet direkt produktet e saj. Porositë dhe shitjet e Kylie Cosmetics u dërgohen konsumatorëve përmes Shopify, një kompani online kanadeze.
https://www.instagram.com/p/Bucn5M4nmAj/?utm_source=ig_web_button_share_sheet







