Kylie Jenner tema kryesore në Met Gala, por jo për arsye të mira

Met Gala ka filluar, e pa dyshim që mediat anë e mbanë botës do të kenë vëmendjen e plotë vetëm tek ky event.

E nga kjo temë shumë artistë të shumtë nxorrën veshje të cilat janë në përsosmëri me temën, e disa jo edhe aq.

Si çdo vit tjetër, familja Kardashian janë njerëzit më të përfolur të këtij eventi, e për vitin 2022, ndodh të jetë më e vogla e familjes, Kylie Jenner.

Jenner sivjet ka vendosur të shfaqet me një veshje interesante, e cila nuk po pëlqehet shumë e gati fare nga fansat e saj.

Ajo veshi brendin “Off White” për të nderuar vdekjen e dizejnatorit, Virgil Abloh.

Kylie u shfaq me një fustan të bardhë, ku në pjesën lartë fustanit shkruan dhe brendi “Off” e cila sipas fansave duket shumë “pa gjallëri”.

Mirëpo ajo që çuditi fansat e miliarderes së re ishte zgjedhja e aksesorëve. Jenner kishte vendosur një vello dhe një kapelë të kthyer mbrapsht nën të.

“Sinqerisht, kam pritur më shumë nga ajo” , “Kombinim katastrofal!” – janë disa nga komentet e shumta negative që janë poshtë postimeve të modeles.