Kylie Jenner super pjeshkë edhe me look-un e ri FOTO

Kylie Jenner ka ndryshuar ngjyrën e flokëve, duke i bërë ato pink.

Kylie Jenner debutoi me stilin e ri të flokëve, teksa pozoi duke u relaksuar mbrëmë në një lokal, shkruan TheSun.

22-vjeçarja u argëtua në qytet bashkë me shoqet e saja më të mira Stassie Karanikolaou dhe Victoria Villarroel.

Ajo së pari kishte publikuar fotografi në veturën e saj, teksa njoftoi se ka bërë flokët rozë.

Kylie ka pak ditë që është kthyer nga pushimet bashkë me mikeshën e saj, ku sollën edhe një fotosesion joshës bashkë.

Ajo tregoi format trupore nga pushimet në ishujt Bahame, ku fansat vunë re se kishte gishtin e mesëm më të vogël.