Kylie Jenner shfaq linjat trupore me një “selfie” para pasqyrës

Ajo është duke u bërë shumë emocionale për shkak të vajzës Stormi, e cila sipas saj po rritet shumë shpejt.

Por, Kylie Jenner së fundmi të gjithë energjinë ka filluar ta shkarkojë në ushtrimet e ndryshme në palestër, shkruan Daily Mail.

23-vjeçarja në një postim në rrjetin social Instagram, ka lënë ‘gojëhapur’ miliona ndjekësit e saj me pozat e marra.

Bukuroshja brune është parë të shfaq linjat e bujshme trupore, ndërsa pozonte para një pasqyre.

Kylie ishte e veshur në mënyrë sportive, por bluza e shkurtër i vinte në pah edhe më shumë barkun e sheshtë.

“Duke ushtruar”, ka shkruar ajo në mbishkrim, teksa mbrapa shihej dhoma e saj luksoze.

Përndryshe ajo njihet për tiparet trupore dhe për bukurinë, ku edhe shpesh aludohet për ndërhyrje kirurgjike.