Kylie Jenner nis kampanjën për ‘Ditën e të dashuruarve’ (FOTO)

Kylie Jenner ka ndarë me ndjekësit një imazh të ri në Instagram, në të cilin u shfaq më elegante se kurrë më parë.

Modelja ka reklamuar produktet e reja të markës së saj, të cilat i sjell në treg për ditën e të dashuruarve.

E veshur me fustan të kuq, Kylie kishte flokët e kapura, kurse mori pozë e ulur në dysheme.

Kujtojmë që Kylie Jenner është në lidhje me reperin Travis Scott dhe nënë e një vajze, Stormi.

https://www.instagram.com/p/BtJlDGWHxLX/?utm_source=ig_embed