Kylie Jenner ndjek nga afër koncertin e të dashurit, shfaqet tejet seksi

Kylie Jenner së fundi ka marr pjesë në koncertin e të dashurit të saj, Travis Scott.

Ylli televiziv, ka ndjekur nga afër një nga performancat e të dashurit të saj dhe nga atje ka publikuar një imazh ku edhe dukej në formë të mirë.

Kylie dhe Travis të cilët janë prindër të një vajze që nga bërja publike e lidhjes së tyre janë vazhdimisht së bashku, Kylie kohë më parë kishte paralajmëruar se ajo do të jetë në turne me reperin e njohur.

Ndryshe, Travis ka zbuluar se shumë shpejt po planifikon ti propozoj martesë bukuroshes 21 vjeçare.