Kylie Jenner i ngrit temperaturat FOTO

Kylie Jenner gjatë ditës së sotme (e hënë) ka vendosur që të ngrit temperaturat.

Në një postim në rrjetin social Instagram, bukuroshja brune ka lanë gojëhapur të gjitha fansat e saj, anembanë botës, shkruan Daily Mail.

Ajo është shfaqur me poza mjaft provokuese, teksa shihej e ulur në një karrige me një veshje unike.

Çka tërhoqi vëmendjen më të madhe ishte dizajni i prapaskenës dhe i veshjes së saj, të cilat ishin me dizajn sikur të lëkurës së leopardit.

“Gjëra të egra”, ka shkruar ajo në përshkrimin e imazheve.

Përmes një postimi të tillë ajo ka bërë të ditur se me 26 tetor do të lansohet linja më e re e produkteve të ‘Kylie Cosmetics’.

Edhe pse nuk dha detaje të mëtutjeshme, Kylie njoftoi fansat që të qëndrojnë të interesuar rreth të rejave.

Vlen të përmendet se në vetëm 45 minuta, fotografisë e saj morën rreth 2.1 milionë pëlqime dhe 11 mijë komente.