Kylie Jenner i bën nënës dhuratë veturë Ferrari 300 mijë dollarësh

Kylie Jenner i ka blerë nënës së saj një veturë 300 mijë dollarëshe.

Kris Jenner shumë shpejtë feston ditëlindjen e saj, ndërsa dhuratat kanë filluar.

Ndërsa nuk besojmë se ndonjë dhuratë mund t’ia kalojë asaj që vajza e Kris, Kylie Jenner ka blerë për të, shkruan Gazeta Express.

Kylie i ka blerë nënës në veturë Ferrari 488 GTB, veturë kjo e vitit 2018 që kushton hiç më pak se 301,000 dollarë.

Ajo ka postuar videon ndërsa ka shkruar: “488 për mbretëreshën”, derisa Kris shihet duke u mahnitur nga vetura e saj e re.

Kylie pritet të bëhet miliarderja më e re në botë e s’ka si të mos e zgjidhte dhuratën më të shtrenjtë për nënën e saj./Gazeta Express/