Kylie Jenner dhuron 1 milion dollarë për të infektuarit me koronavirus

Në këtë periudhë të vështirë, e gjithë bota i ka kthyer sytë tek koronavirusi. Frika na ka pushtuar të gjithëve, megjithatë sensibilizimi ka qenë i lartë.

Njerëzit e pasur kanë dhuruar para për të gjetur kurën, kanë dhuruar paisje apo edhe kanë rregulluar spitale. Një gjest të tillë ka bërë edhe Kylie Jenner, e cila njihet për bamirësitë e shumta.

22-vjeçarja mësohet se ka bërë donacion për spitalet në Los Angeles, aty ku po qëndron një numër i madh të infektuarish.

Kylie ka dhuruar 1 milion dollarë, megjithatë ndihmën e saj ajo nuk ka dashur ta bëjë publike. Por, doktoresha e Kylie nga gëzimi e ka ndarë lajmin me të gjithë.

Ajo e ka cilësuar gjestin si të jashtëzakonshëm, pasi në këtë periudhë çdo ndihmë sado e vogël është shpresë.