Ky VIP shqiptar takohet me aktorin e njohur Kivanç Tatlitug

Aktorët dhe aktoret turke janë kthyer ndër më të preferuarit për publikun shqiptar. Dhe padiskutim një ndër më të pëlqyerit është Kivanç Tatlitug, aktori turk me origjinë shqiptare.

Ai e ka pranuar vetë në studio të ndryshme se ka origjinë shqiptare dhe së fundmi drejtori i programacioni në “Tv Klan”, Albert Dumani, është takuar me të.

Ai ka publikuar në profilin e tij në Instagram një selfie me aktorin turk më të dashur për shqiptarët.

Dumani e ka takuar aktorin gjatë xhirimeve të serialit më të ri “Carpisma” ku Tatlitug do të jetë në rolin e aktorit kryesor të serialit dhe me një emoji kurorë e quan mbret.