Ky vend ka popullsinë më të gjatë në botë, por diçka po ndodh vitet e fundit

Holanda ka qenë prej kohësh kombi më i gjatë në botë – por njerëzit e këtij vendi po bëhen më të shkurtër, sipas studiuesve holandezë.

Studimi tregoi se burrat holandezë të lindur në vitin 2001 ishin 1 cm më të shkurtër se ata të lindur në 1980. Për gratë, ndryshimi ishte më i theksuar me një ndryshim prej 1.4 cm.

Brezi i vitit 1980 mund të ketë qenë më i gjati ndonjëherë.

Arsyeja për uljen e gjatësisë lidhet pjesërisht me rritjen e niveleve të emigracionit nga popullsitë më të shkurtra, sipas studiuesve.

Megjithatë, rritja gjithashtu u zvogëlua për individët, prindërit e të cilëve kishin lindur të dy në Holandë dhe për ata, katragjyshërit e të cilëve ishin të gjithë të lindur në Holandë.

Holandezët kanë qenë popullsia më e gjatë në 70 vitet e fundit.

Për vite me radhë, studiuesit janë përpjekur të zbulojnë pse holandezët janë kaq të gjatë.

Disa studime tregojnë se kjo mund të jetë për shkak të përzgjedhjes natyrore dhe njerëzve më të gjatë që kanë më shumë fëmijë, duke përcjellë gjenet e tyre.