Britani

Ky shtet lejon lëvizjen e lirë të qytetarëve prej sot

Prej sot do të fillojë lehtësimi i masave izoluese në Britani.

Qytetarët do të jenë të lirë që të lëvizin nëpër qytet me makina.

Atyre u lejohet edhe të bëjnë ushtrime në parqet lokale madje edhe të luajnë sporte, por vetëm me familjarët e tyre.

Gjatë një konference për shtyp pasditen e kësaj të diele, kryeministri i vendit, Boris Johnson shprehet se do të ketë kontrolle nga policia për të siguruar që qytetarët të respektojnë distancimin social.

Gjithashtu ai shprehet se personat që nuk e kanë të mundur të punojnë nga shtëpia, mund të kthehen në vendet e punës.

Pjesa më e rëndësishme për Johnson në këto momente është rihapja graduale e ekonomisë.

Të gjithë ata që shkojnë në punë duhet që të evitojnë transportin publik aty ku është e mundur.

Shumica e nxënësve të shkollave të mesme nuk do të kthehen në mësim deri në shtator. Vetëm ato që kanë provime vitin e ardhshëm do tu mundësohet kthimi përpara verës por nuk ka ende një datë fikse.

Ndërsa nxënësit e ciklit të ulët mund të rikthehen në fillim të muajit qershor.