Nënkryetarja e PDK-së

“Ky proces s’është si Big Brother” – Çitaku, Kurtit: Udhëto urgjentisht në Uashington

Nënkryetarja e PDK-së, Vllora Çitaku, i ka bërë thirrje kryeministrit të vendit, Albin Kurti që të udhëtojë në SHBA për t’u takuar me zyrtarët amerikanë.

Çitaku ka thënë se pala kosovare duhet ta ketë parasysh që bashkëbiseduesi kryesor nuk është Beogradi, por Brukseli e Uashingtoni.

“Unë e di që ky proces nuk është si Big Brother. E di që ky proces kërkon pak diskrecion. Kryeministri këtu e ka mirëkuptimin tonë. Pala kosovare duhet ta ketë të qartë se bashkëbisedues parësor nuk e kemi Beogradin, por e kemi Brukselin dhe Uashingtonin. Kurti urgjentisht duhet të udhëtoj në Uashington dhe të takohet me zyrtaret e lartë të administratës Biden”, ka thënë ajo.

Tutje, Çitaku ka thënë se dialogu nuk do të ketë sukses pa përfshirjen direkte të SHBA-ve, duke shtuarse raportet ekonomike e tregtare do të jenë pengëi mosmarrëveshjes politike.

“Raportet ekonomike tregtare, shkëmbimet kulturore arsimore do të jenë pengë i mosmarrëveshjeve politike. Besoj se duhet të përqendrohemi aty. Koha nuk punon për ne, andaj ne duhet qe të kërkojmë përfshirjen e drejtpërdrejtë të ShBA-së. Mua më vije mirë që në javën tjetër në vizitë do të jenë Eskobar e Lajçak”.

Çitaku këto komente i bëri një një diskutim të organizuar nga D4D.