Ky person po e shoqëron Ritën në Kosovë (FOTO)

Rita Ora kësaj radhe në vendlindje po qëndron me një mision bamirësie.

Këngëtarja në Kosovë po shoqërohet nga babai i saj, Besnik Sahatçiu, i cili në rrjete sociale publikoi një video nga sheshi “Skënderbeu”.

Gjatë qëndrimit në Kosovë, Rita do të takohet me gratë e dhunuara, ndërsa erdhi në kuadër të misionit të bamirësisë në bashkëpunim me Fondin e Kombeve të Bashkuara për Fëmijë (UNICEF).

Për ndryshe, Rita Ora vitin e kaluar ka performuar në Prishtinë me rastin e 10 vjetorit të pavarësisë së Kosovës.