Ky mi është zyrtarisht më i vjetri në botë, ka moshën 9-vjeçare

Një mi që ndodhet në parkun Safari Zoo San Diego është emëruar zyrtarisht miu më i vjetër i gjallë në botë në moshën 9 vjeç e 209 ditë.

Pat, i quajtur si aktori Patrick Steëart, miu lindi në kopshtin zoologjik më 14 korrik 2013 dhe Rekordet Botërore Guinness njoftuan të enjten se miu tani është zyrtarisht mbajtësi i dy rekordeve botërore për jetëgjatësinë e tij.

Miu i mëparshëm më i vjetër ndonjëherë quhej Fitzy dhe vdiq në moshën 7 vjeç e 225 ditë në shtëpinë e pronarit të tij në Britani në vitin 1985

“Kjo njohje është kaq e veçantë për ekipin tonë dhe është domethënëse për speciet,” tha në një njoftim për shtyp Debra Shier, Drejtoresha e Ekologjisë në San Diego Zoo Ëildlife Alliance. “Është tregues i përkushtimit dhe kujdesit të jashtëzakonshëm që ne si organizatë ofrojmë për çdo specie, nga më i madhi tek më i vogli”.