Ky konkurrent i “Për’puthen” është familjar i Noizyt

Konkurrenti i ri i “Për’puthen”, Gelian Rajku, është familjar i reperit, Rigels Rajku, i njohur me nofkën ‘Noizy’.

Reperi shpeshherë poston fotografi të konkurrentit në rrjetin social “Instagram”, pasi Geliani me profesion është boksier dhe dihet dashuria e reperit për boksin.

Së fundmi, konkurrenti kishte zhvilluar disa takime me Sarën, ku kjo e fundit ishte deklaruar vetëm për të, e pas daljes së saj me Atdheun, Geliani ka hequr dorë nga konkurrentja.