Ky ishull piktoresk në Irlandë shitet vetëm për 75 mijë euro

Një ishull shumë i bukur që ka një farë dhe dy shtëpi është futur në treg për vetëm 67 mijë funta apo 75 mijë euro, shkruan Daily Mail.

Rathlin O Birne, që gjendet në bregdetin e Donegal në veri të Irlandës, ka pamje shumë të bukura të Oqeanit Atlantik.

Dy shtëpitë kanë gjashtë dhoma të gjumit dhe dy banjo dhe janë ndërtuar mes viteve 1847 dhe 1856.

Fari i ishullit është tërësisht funksional dhe kontrollohet nga Komisioni i fareve irlandeze.

Por ka një problem. Ishulli nuk ka asnjë shërbim brenda saj dhe mund të futesh brenda saj vetëm me anije.