Ky ishull në Itali po quhet ‘Ishulli i Orgjisë’ për një arsye të fortë (FOTO)

Me ujëra me ngjyrë të gjelbër, qiell blu dhe një peizazh të përkryer, Zannone ka gjithçka që do të prisni nga një destinacion gati i shkretë i një ishulli.

Ai gjithashtu ka një reputacion për diçka të pazakontë: orgji, njofton CNN.

“Shikoni atë vilë të bardhë koloniale atje lart?”, pyet ish-peshkatari Giorgio Aniello teksa drejton gishtin në një vilë shkëmbore me pamje nga deti Tirren. “Aty Marquis Casati Stampa mbajti festë orgjie”, deklaroi tutje ish-peshkatari.

Luisa, Marchesa Casati Stampa di Soncino ishte trashëgimtare, muzë dhe përkrahëse e veprave artistike në Evropë gjatë shekullit 20.

Aniello është një vizitor i rregullt në Zannone, duke marrë turistë në udhëtime me varkë në atollin e egër të arkipelagut të Pontit, në brigjet perëndimore të Italisë.

Përveç bukurisë natyrore të ishullit, bukurinë, sipas tij, këtij ishulli ia shton edhe përvojat e mëparshme seksuale, shumica e të cilave përqendrohet rreth Marquis dhe gruas së tij, Anna Fallarino, ish-aktore.

Gjatë viteve 1960, Zannone – e përkthyer si “dhëmb i madh helmues” në italisht – ishte një vendpushim sekret që tërhiqte çiftet aristokrate, të cilët kryenin aventura të ndryshme seksuale.

loading…